Rrëzimi i punëtorit nga ndërtesa, arrestohet pronari i kompanisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pronarin e kompanisë, pas rastit të djeshëm ku një punëtor ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ferdi Curri” në Prishtinë, të martën rreth orës 16:30.

“Është raportuar se viktima derisa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Policia tutje ka njoftuar se me rastin janë duke u marrë edhe inspektorët e punës, ndërsa i dyshuari, pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për këtë rast.

Prishtinë, punëtori 40-vjeçar bie nga ndërtesa ku ishte duke punuar