Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rreziku nga tërmetet - LIVE

Në nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u përball me një prej tërmeteve më të rënda në historinë e saj me mbi 50 persona që gjetën vdekjen.

Një vit më vonë, KALLXO.com është kthyer për të parë se si është trajtuar nga institucione tona tërmeti.

Sonte do të diskutohet për sigurinë e ndërtesave në Kosovë.

A do t’i mund t’i përballojnë një tërmeti ndërtesat e Kosovës?

Sa është e përgatitur FSK, Policia e Zjarrfikësit për t’u përballur me situata të tilla emergjente?

A kanë plan emergjent të evakuimit ndërtesat e institucioneve publike dhe çfarë po ndodhë me ndërtimet e reja në Prishtinë?

Të ftuar në debat janë: Hajriz Sejdiu, nga Agjencioni i Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ejup Maqedonci, nga FSK. Faton Hoxha, nga shoqata e ndërtimtarëve dhe Florim Grajqevci, Profesor dhe Dekan në fakultetin e Ndërtimtarisë në UP.