Rreziku nga sulmet kibernetike të Rusisë në Kosovë
Redaktori përgjegjës i KALLXO.com, Kreshnik Gashi ka folur rreth rrezikut të sulmeve kibernetike të Rusisë në Kosovë.
Gashi tha se në javën e fundit në Kosovë ka pasur sulme kibernetike ndaj web-faqeve të Policisë së Kosovës dhe portalit të Qeverisë.
“Kemi pas javën e fundit sulme kibernetike ndaj web-faqeve që janë të rëndësisë së veçantë në Kosovë, siç janë faqet e Policisë dhe portali qeveritar. Zhvillimi i AKI-së në pjesën që merren me prezencën ruse në Kosovë na tregojnë se kur ato janë funksionalizu i kemi pas rastet e para të ndikimit rus në Kosovë. Kemi problem edhe me zyrtarë rusë që veprojnë në Kosovë dhe që kanë një imunitet dhe Kosova nuk mund t’i ndjek ata”, tha ai.
Gashi tha se propaganda ruse synon të përfshijë të gjithë sektorët e jetës dhe të ketë ndikim në to.
“Propaganda ruse nuk synon me e prish veç ushtrinë, ata synojnë me funksionu në çdo sferë të jetës si kulturës, shëndetit e duke përfshi edhe politikën. Problemi me mediat në Kosovë është se ato po ritransmetojnë rrenën. Kemi pras raste që një lajm të rremë brenda pesë minutave e kanë ritransmetuar rreth 20 portale. Tani kemi portale në gjuhën serbe që prodhojnë lajme të rreme edhe mediat tek ne i ripublikojnë këto lajme”, tha ai.
Lajmet e rreme në Kosovë të sponsorizuara nga Rusia dhe Serbia – pjesë e luftës hibride