'Rreziku nga pandemia', Kuvendi vazhdon seancën nesër

Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet e seancës së sotme për debatin parlamentar dhe raportimin e kryeministrit lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Lëvizja Vetëvendosje propozi që seanca të vazhdojë nesër, për shkak të orës së vonë, gjendjes me pandeminë dhe mungesës së kryeministrit.

Kurse LDK-ja deklaroi se dëshirojnë që debatin ta përmbyllin sonte për shkak të angazhimeve që i ka nesër ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ndërkaq  nga PDK-ja thanë se parimisht duan ta përfundojnë sonte debatin.

Por kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani propozoi që debati të vazhdojë nesër për shkak të rrezikut nga coronavirusi.

“Në mënyrë që edhe ajrosja të bëhet gjatë tërë natës, ju lus për mirëkuptim që seanca të vazhdojë nesër”, tha ajo.

Osmani shtoi se seanca do të vazhdojë nesër në ora 10:00.