Rrezikohen shërbimet në QKMF në Fushë Kosovë

Iu ndërpritet kontrata e punës 45 profesionistëve shëndetësorë.

45 punëtorë shëndetësorë kanë mbetur pa punë pasi kontrata e tyre ka përfundur më 28 shkurt, ndërsa Komuna e Fushë Kosovës nuk ka arritur ende të finalizojë kontratë të re me operatorët ekonomikë pasi tenderi ka përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, i cili është jashtë funksionit./21Media