Foto: Kallxo.com

Rrezik nga orteku i borës, mbyllet Qendra e Skijimit në Brezovicë

Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, pasi janë njoftuar nga Qendra e Skijimit në Brezovicë se për shkak reshurave atmosferike dhe rrezikut, mund të ketë ndonjë ortek të borës.

Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional  “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.

“Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit. Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë! Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar sot mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.