Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rreth 888 qendra votimi do bëhen gati për zgjedhjet e 14 shkurtit

Për zgjedhjet e datës 14 shkurt, sivjet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ), pritet t’i bëjë gati për votime 888 qendra në tërë territorin e Kosovës.

listën e publikuar nga ky institucion i zgjedhjeve në Kosovë, evidentohen objektet shkollore dhe objekte tjera ku votuesit mund t`u drejtohen për të votuar.

Komuna me numrin më të madh të qendrave të votimit është komuna e Prizrenit me gjithsej 71 qendra votimi, pastaj renditet e dyta kryeqyteti Kosovës, Prishtina, me gjithsej 52 qendra votimi, me numër pothuajse të ngjashëm janë komunat Podujevë dhe Ferizaj me 45 respektivisht 44 qendra votimi.

Komunat që kanë nga 31 deri në 35 qendra votimi janë komunat: Dragash, Gjakovë, Gjilan, Lipjan, Malishevë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

Komunat që kanë në mes 20 deri në 29 qendra votimi janë komunat: Klinë, Istog, Kacanik, Pejë, Kamenicë, Mitrovicë Jugore, Drenas (Gllogovc).

Me nga 18 qendra votimi kanë komunat, Leposaviq dhe Novobërdë, nga 16 qendra votimi komunat Shtime dhe Obiliq, nga 15 qendra votimi komunat Fushë Kosovë dhe Graqanicë, 14 qendra votimi i ka Komuna e Deçanit, Komuna Zubin Potok i ka gjithsej 12 qendra votimi, ndërsa në Komunën e Shtërpcës numëron gjithsej 9 qendra votimi, me nga 7 qendra votimi kanë komunat: Zveqan, Ranillug, Mitrovicë e Veriut, 5 qendra votimi numëron komuna Kllokot, komuna Han i Elezit numëron 4 qendra votimi, komuna Partesh 3, ndërsa me nga një qendër votimi janë komunat Mamushë dhe Junik.

Në bazë të dhënave të KQZ-së, në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në komunat me shumicë serbe si: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Ranillug dhe Zubin Potok gjithsej evidentohen 51 qendra votimi apo një më pak sa numëron kryeqyteti Prishtina.