COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Rreth 80 mostra për COVID-19 janë marrë sot në Prishtinë

Kryeqyteti i Kosovës është qyteti i dytë me më së shumti të infektuar më coronavirus.

Nga rezultatet e publikuara mbrëmë nga IKShPK Prishitna doli me më së shumti të infektuar, 21 gjithsej.

Ndërsa sot janë testuar 80 persona.

“80 mostra janë marrë sot”, tha Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi, për KALLXO.com

Rezultatet e këtyre mostrave nuk pritet të dalin sonte, për shkak se ende janë në pritje të rezultateve të dy ditëve më herët.

“Jo, jemi duke i pritur rezultatet e datës 17 dhe 18, të sotit nuk besoj që ka mundësi me dal. Varet prej prioriteteve që i përcaktojnë ata (IKShPK), por nuk pres rastet e sotit me dal”, u shpreh drejtori.

Në përjashtim të katër apo pesë rasteve të cilat kanë shfaqë simptoma, të infektuarit tjetrë janë mirë, thotë Gashi

“Në përgjithësi ka qenë e mirë, në përjashtim sot që i kanë thirrë katër apo pesë raste që kanë qenë me simptoma. Pesë i kemi në spital”, tregoi ai.

Ndërsa, sa i përketë ritestimeve drejtori thotë se kohëve të fundit shumë pak po merren me ritestime, dhe se nuk e di nëse do të bëhen ritestime apo jo.

“Nuk e di nuk e kemi atë informatë, por siç po e shohim kohëve të fundit pak po merren këto ritestime se nuk po ka mundësi”, u shpreh ai.

Deri më tani në kryeqytet janë 219 raste aktive, ndërsa në total janë të infektuar nga kjo pandemi 295 persona.

Kujtojmë se në nivel vendi me COVID-19 janë të infektuar 1916 persona ku prej tyre janë shëruar 973, dhe kanë vdekur 34.

Sipas IKShPK-së të gjithë personat që kanë ndërruar jetë nga kjo pandemi kanë pasë edhe sëmundje të tjera shoqëruese.