Rreth 8.7 milionë euro i teprojnë nga buxheti komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit i kanë shkuar në suficit 8 milionë e 688 mijë e 134 euro nga buxheti final që ka pasur prej 53,654,638.00 euro.

Sipas raportit të auditorit, komuna ka shpenzuar vetëm 44,966,503.53 milionë euro apo 84% të buxhetit.

Në raport po ashtu thuhet se kjo komunë ka shpenzuar buxhetin 5% më mirë se në vitin paraprak.

Në raportin e ZKA-së thuhet se buxheti final është më i lartë se buxheti fillestar për 2,753,177 euro, kjo rritje është rezultat i kursimeve nga granti qeveritar në bazë të vendimit të qeverisë për 1,828,678 euro, bartjes së të hyrave nga viti paraprak 3,125,320 euro, rritjes së fondeve nga huamarrja 577,269 euro dhe përfitimi i fondeve nga donatorët e brendshme 652,628e euro dhe të jashtëm për 226,639 euro.