Rreth 50 hektarë pyje digjen në Bjeshkët e Nemuna

Zjarri i krijuar në parkun nacional “Bjeshkët e Nemuna” është lokalizuar dhe asnjë qytetarë nuk është lënduar.

Agjencia Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se më tani supozohet të jenë djegur 50 hektarë sipërfaqe.

“Demi i përafërt bazuar ne vlerësimin paraprak, supozohet deri ne 50 ha sipërfaqe te përfshira. Vlerësimi përfundimtar behet pasi te përfundojë plotësisht rreziku për riaktivizim te zjarrit”, thuhet në njoftim.

Tutje,  AME ka bërë të ditur se në këtë aksion kanë qenë FSK me 28 pjesëtarë, pjesëtar të parkut nacional 12 ,dhe pjesëtarë të NJSU – Policisë se Kosovës janë në veprim me kapacitetin e tyre.

KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarrit në Bjeshkët e Nemuna – FOTO

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.