Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rreth 300 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 gjatë dy ditëve të fundit

Afër 300 persona janë vaksinuar më vaksinën “AstraZeneca” kundër COVID-19 gjatë dy ditëve të fundit.

Koordinatori për vaksinim në sallën “1 tetori” tha për KALLXO.com se ende nuk kanë shifra të sakta se sa persona gjithësej janë vaksinuar.

“Nuk kemi shifra të sakta ende. Por përafërsisht rreth 300 persona janë vaksinuar gjatë këtyre dy ditëve” tha ai.

Vaksinimi në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021, pasi që Kosova një ditë më parë kishte pranuar kontingjentin e parë të vaksinave “AstraZeneca” nga kompania COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dje ka filluar vaksinimi për të moshuarit mbi 85 vjeç.

Niman Bardhi dje kishte thënë se  tha se faza e vaksinimit për moshatarët mbi 85 vjeç do të vazhdoj për tre ditë radhazi, pastaj do të fillohet vaksinimit i personave 80 deri 84 vjeç.