Rreth 300 mijë lëndë të gjykatave do të arkivohen në Agjencinë Shtetërore të Arkivave
Në mbledhjen e 335-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të mbajtur më 31.10.2024, është miratuar në mënyrë unanime draft memorandumi i KGJK-së dhe Agjencisë Shtetërore të Arkikave të Kosovës për arkivimin e rreth 300 mijë lëndëve gjyqësore civile dhe penale.
Prezantimin e kësaj pike të rendit të ditës e bëri drejtori i përgjithshëm i sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi.
Ai tha se është arritur një dakordim gojor në mes të KGJK-së dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave që të përgaditet një draft memorandum për ruajtjen e rreth 186,795 lëndëve civile – më të vjetra se 30 vjet dhe që duhet të ruhen përhershëm dhe rreth 110,891 lëndëve penale – më të vjetra se 20 vjet.
Ai tha se përveç rëndësisë së ruajtjes në kushte më të mira, lirohen edhe hapësirat e gjykatave.
Anëtari i KGJK-së Fahret Velija shtoi se një veprim i tillë është në përputhje me strategjinë për digjitalizimin e gjykatave, si dhe në përputhje me ligjin për arkivat.