Faik Hoti, Anëtari i Komisionit për Frytnim të Asistuar Mjekësor

Rreth 3 mijë punëtorë shëndetësorë vaksinohen me ‘AstraZeneca’

Është duke vazhduar edhe në ditën e gjashtë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Janë rreth 3 mijë punëtorë shëndetësorë që janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID-19.

Në mesin e të vaksinuarve janë edhe personeli shëndetësorë i Policës së Kosovës ndërsa nga nesër pritet te filloj vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të FSK-së.

Kurse vaksinimi i grup moshave mbi 80 vjeç pritet të filloj nga fundi i kësaj jave. Këto të dhëna i ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në konferencën për media.

Hoti: Rreth 3 mijë punëtorë shëndetësorë u vaksinuan deri më tani

“Deri në mesditë në sallën “1 Tetori” dhe në regjione ka pasur mbi 140 të vaksinuar, sot kemi filluar me ditën e 6 të vaksinimit kundër Covid-19. Ndërsa nëse i referohemi shifrave të përgjithshme që nga fillimi deri më tani jemi duke i’ u afruar shifrës prej 3 mijë të vaksinuarve kryesisht nën punës së institucioneve shëndetësore publike” tha ai

Hoti tha nesër dhe pasnesër do të filloj vaksinimi i nëpunëseve të institucioneve shëndetësore private dhe se do të filloj vaksinimi edhe në QKMF të nivelit të kujdesit parësor.

Hoti: Në fund të javës pritet të filloi vaksinimi për grup moshat mbi 80 vjeç

“Gjatë ditës së sotme vazhdon vaksinimi i punonjësve shëndetësorë të institucioneve shëndetësore publike, nesër dhe pasnesër do të vaksinohen nëpunësit e institucioneve shëndetësorë private si dhe vaksinimi do të shtrihet edhe në nivel të kujdesit parësor shëndetësorë sepse deri më tani vaksinimi është zhvilluar kryesisht për nivelin terciar pra për shërbimin spitalor dhe klinikes Universitare të Kosovës por edhe për kujdesin parësor të Prishtinës, për tu zgjeruar pastaj me punëtorët e staf spitaleve të përgjithshme ndërsa prej nesër pra edhe kujdesi parësor në komunat e tjera të Kosovës, ndërsa ka fundi i javës ne presim që të filloj me vaksinimin edhe të grup moshës mbi 80 vjeçare në mënyrë që ky proces përveç personelit shëndetësorë të përfshijë edhe grupacionet tjera të cilat gjithashtu janë të targetuara si grupe të riskut”, tha ai

Hoti thotë se nesër pritet të filloj vaksinimi i stafit mjekësorë të FSK-së

Hoti: Stafi mjekësor i FSK-së pritët të vaksinohet nesër

“Gjatë kësaj kohe janë vaksinuar edhe pjesa e shërbimit shëndetësorë që funksionon në kuadër të policisë së Kosovës ndërsa presim që nesër me gjasë të vaksinohen edhe shërbimet shëndetësorë që vepron në kuadër të Forcave te Sigurisë së Kosovës”, tha ai. RTK