Rreth 2,500 euro për një skaner digjital mobil në Ministrinë e Financave

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Ministria e Fiancave hapi tender për blerjen e pesë skanerëve digjital mobil.

Për të realizuar këtë blerje, Ministria kishte parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në vlerë 12,500 euro, me kohëzgjatje deri në 50 muaj.

Procedura e hapur e prokurimit është përdorur ndërkohë si kriter për dhënie të kontratës ishte përcaktuar çmimi më i ulët.

Tre tender ishin pranuar për këtë qëllim, ndërkohë tenderi i përgjegjshëm me çmimi më të lartë i ofertuar ishte 12,500 ndërsa ai më i ulët 12,475 euro, i kompanisë “Aritech”, e cila më pas ishte rekomanduar edhe për kontratë.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, merret vesh se Ministria ka nënshkruar kontratë.

Blerja e një skaneri digjital, Ministrisë së Financave i kushton 2,495 euro.