Rreth 2,400 pensionistë numëron 'Trepça', pensionistët paguhen 126 euro në muaj

Të dhënat deri në muajin shtator të 2020-ës, tregojnë se numri i përfituesve të pensionit të “Trepçës” është rreth 2 mijë e 400. Të punësuarit të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret, fitojnë të drejtën e pensionit në vlerën e 126 euro në muaj.

Janë rreth 2 mijë 400 përfitues të skemës së pensioneve të Trepçës ku më shumë se gjysma janë nga komuna e Mitrovicës.

“Bazuar në gjendjen e muajit shtator 2020, numri i përfituesve nga skema e pensioneve të Trepçës ishte 2,390. Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Mitrovicës me 1,284 ose 53,7 % e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raportin e ASK-së.

Të punësuarit të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret marrin 126 euro pension.

“Të drejtën në pension të parakohshëm e realizojnë të gjithë të punësuarit në kompleksin “Trepça” të cilët e kanë humbur vendin e punës deri në fund të vitit 2004. Pensionet iu paguhen të gjithë minatorëve të kompleksit “Trepça” nëse i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara për njohjen e të drejtës në pension të parakohshëm sipas Ligjit mbi skemat pensionale të financuara nga shteti (Ligji nr.04-L-31). Shuma mujore e pagesës është 126 €”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ditë më parë KALLXO.com raportoi se Ministrin i Ekonomisë dhe Ambinenti Blerim Kuçi njoftoi janë ekzekuatar 1 milion euro për këtë ndërmarrje. Në anë tjetër rreth 100 punëtorë kishin hyrë në grevë në minierën e Stan Tërgut pasi nuk u kishin dal rrogat.

Tutje në muajin shkurt KALLXO.com raportoi lidhur me punësimet ne “Trepçë”, para zyrave të bordit, pati protestë nga banorët e fshatit Shalë e Bajogrës për shkak të mos përfilljes së tyre në konkurset për punësimet. Banorët kishin bllokuara rrugët duke mos i lënë automjete të kalojnë. Protesta pati edhe në ditët e mëvonshme.

Për më shumë artikuj lidhur me ndërmarrjen “Trepça” kliko këtu.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK),  i bëri të ditura me publikimin e raportit statistikor “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për vitin TM3 2020.