Foto: Facebook / Prishtina International Airport - Adem Jashari

Rreth 22 mijë fluturime në Aeroportin e Prishtinës gjatë vitit 2022

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar ka shërbyer numrin më të madh të udhëtarëve ndonjëherë me rreth 3 milionë dhe 21,842 fluturime brenda vitit.

Numri i udhëtarëve, sipas këtij njoftimi, është 37.31% më shumë se viti 2021.

“Përgjatë vitit 2022, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka shërbyer numrin më të madh të udhëtarëve ndonjëherë, duke procesuar rreth 3 milionë udhëtarë dhe 21,842 fluturime brenda një viti. Në 2022, numri i udhëtarëve ka arritur në 2,994.560 apo 37,31 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak, ndërkaq numri i përgjithshëm i fluturimeve të administruara në ANP ka arritur në 21,842 duke shënuar rritje prej 21,28 për qind, nga viti në vit”- thuhet në njoftim e tyre.

Tutje, në njoftim theksohet se top 5 destinacionet që kanë prirë për nga numri i udhëtarëve që kanë fluturuar drejt Prishtinës përfshin vendet si: Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar.

Vendet tjera në listë përfshijnë Suedinë, Italinë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Finlandën.