Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

Rreth 1,100 Gashë votojnë nga jashtë në zgjedhjet e 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka publikuar listën e votuesve nga jashtë të regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Në listën prej rreth 32 mijë emrave të publikuar figurojnë 1,087 persona me mbiemrin Gashi të regjistruar për votim.

Më herët, KALLXO.com raportoi se në këtë listë figurojnë 1,051 persona me mbiemrin Krasniqi.

KQZ publikon të dhëna personale të votuesve të diasporës

Votimi përmes postës ka filluar tashmë dhe do të zgjasë deri më 5 tetor.

KQZ publikon të dhëna personale të votuesve të diasporës