Rreth 1.5 milion vaksina administrohen në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri më tani, janë administruar afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria po ashtu ka bërë të ditur se rreth 640,000 qytetarë janë furnizuar me dy doza të vaksinës.

“Me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv”, thuhet në njoftim.

MSh u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç që të vaksinohen pa asnjë hezitim. Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre.

“ Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më e shkurtër dhe më e sigurt për t’iu kthyer normalitetit”, thuhet më tej.

Gjatë ditës së sotme janë shënuar 14 raste pozitive me COVID-19 dhe 2 viktima.

Ndërsa, 9,795 persona janë vaksinuar gjatë 24-orëve të fundit.