Gjykata Speciale në Hagë - Foto: REL/EPA-EFE

Rreth 1.5 milion euro në dispozicion për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale

Rreth 1 milion e gjysmë euro detyrime financiare ka marrë Ministria e Drejtësisë për mbrojtjen ligjore të të akuzuarve në Hagë.

Në listën e pagesave janë 7 personat e akuzuar që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Sipas listës pagesat të aprovuara/ekzekutuara deri më tash janë 464,600 euro, ndërsa pagesat të aprovuara/paekzekutuara janë 1,114,257.35 euro.

Më së shumti para janë aprovuar për mbrojtjen e kreut të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, gjithsej 315,150 euro, e më së paku për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, avokatit të të cilit në muajin mars të këtij viti i është aprovuar një fletëpagesë në vlerë të 31 mijë eurove.

Avokatit të ish presidentit Hashim Thaçi, i janë aprovuar 251,838.5 euro për pagesë.

Avokatit të Salih Mustafës i janë aprovuar dhe ekzekutuar 271,932.19 euro.

Avokatit që do ta mbrojë Jakup Krasniqin i janë aprovuar dhe ekzekutuar 242,250 euro.

Avokatit të Rexhep Selimit i janë aprovuar dhe ekzekutuar 287,700 euro.

Avokatit të Nasim Haradinaj, për periudhën tetor-nëntor i janë ekzekutuar 33,648 euro. Kurse për periudhën tjetër nga dhjetori deri në shkurt, avokatit tjetër i janë ekzekutuar 144,742 euro.