
Ilustrim
Rrëshqitje të gurëve dhe dheut në rrugën Prizren- Prevallë
26.6.2020 - 19:40
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pasur rrëshqitje të gurëve dhe të dheut në rrugën Prizren- Prevallë.
Sipas njoftimit të ministrisë, në rrugën rajonale R-115 Prizren – Prevallë, në kilometrin e 18-të, në afërsi të fshatit Gornje Sello, sot ka ndodhur një rrëshqitje dheu dhe gurësh nga pjesët anësore.
Ministria ka bërë të ditur se kompanitë e kontraktuara tashmë kanë pastruar këtë aks rrugor, por luten të gjithë qytetarët që lëvizin me kujdes të shtuar në këtë pjesë apo të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.
“Shoferët e mjetëve të rënda (mbi 3.5 ton) apelohet të evitojnë kalimin këndej, duke shfrytëzuar rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e ministrisë.