Rrëshqitje e dheut, mbyllet një shirit i autostradës ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se si pasojë e rrëshqitjes së dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ është mbyllur për qarkullim një shirit rrugor në drejtim të Shqipërisë, në hyrje të Vërmicës.

Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe vendi është sinjalizuar sipas standardeve të kërkuara dhe do të mbetet në kujdestari gjatë gjithë kohës.

“Ministri Lumir Abdixhiku, lut qytetarët që tu përshtaten kushteve atmosferike, përderisa siguron se rrugët do të jenë të hapura në vazhdimësi për gjatë gjithë sezonit dimëror”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministria ka thënë se janë paraqitur vështirësi në komunikacion, me ç’rast disa makina që ndodheshin në atë pjesë në kohën kur ndodhi rrëshqitja kanë pësuar dëme të vogla materiale, por që nuk ka të lënduar.