
Rrëshqitje dheu në rrugën Prishtinë – Gjilan
21.11.2022 - 13:06
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, në magjistralen Prishtinë – Gjilan ka pasur rrëshqitje të dheut.
Më saktësisht, sipas një raportuesi që ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, rrëshqitja e dheut ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Sipas pamjeve, njëri drejtim i rrugës është pothuajse i bllokuar nga rrëshqitja e dheut.