Ilustrim. Foto: Kallxo.com

Rrëshqitje dheu në një vendpunishte në Prishtinë, inspektorët ndalin punimet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se i janë ndërprerë punimet një kompanie në një vendpunishte në kryeqytet pasi kishte pasur rrëshqitje të dheut.

“Sot gjatë ditës ka pasur rrëshqitje të dheut në njërën nga vendpunishtet, me ç’rast është dëmtuar edhe infrastruktura jashtë saj. Zyrtarët e Inspekcionit dhe ata të Shërbimeve Publike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar sipas ligjit, dhe e kanë rrethuar vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës në “Facebook”.

Sipas komunës, ndërtimi mund të vazhdojë vetëm pasi të kthehet vendpunishtja në gjendjen e mëparshme.

“Investitorit i janë ndërprerë punimet ndertimore, dhe është urdhëruar të punojë vetëm në sanimin e gjendies dhe kthimin e hapësirës së dëmtuar në gjendjen e mëparshme”, thuhet në fund të njoftimit.