FOTO: Rruga, " Bedri Pejani" Vushtrri 21 janar 2021

Rrëshqitja e dheut rrezikon kalimtarët në Vushtrri

Dheu i cili ka rrëshqitur në një pjesë të trotuarit në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri po ua vështirëson qarkullimin e kalimtarëve të rastit, duke e bllokuar atë.

Një gjendje e tillë është tash e disa javë sipas banorëve të kësaj lagjeje.

Në fotografitë të cilat qytetarët kanë dërguar në adresë të KALLXO.com shihet se qytetarët detyrohen të dalin në rrugë për të kaluar.

FOTO: Rruga, “Bedri Pejani” Vushtrri
21 janar 2021
FOTO: Rruga, “Bedri Pejani”, Vushtrri
21 janar 2021
FOTO: Rruga, “Bedri Pejani” Vushtrri
28 janar 2021

Fotografitë janë të datës 21 janar dhe 28 janar të 2021.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në drejtorin e Shërbimeve Publikë të Komunës së Vushtrrisë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar përgjigje.