Rrëshqitja e dheut në ishullin Ischia FOTO: ANSA

Rrëshqitja e dheut në Itali, gjenden pesë trupa, në mesin e tyre edhe i një foshnjeje 21-ditëshe

Nga rrëshqitja e dheut në ishullin Ischia në Itali deri më tani kanë vdekur 5 persona.

Siç raporton agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, në mesin e viktimave është edhe një foshnjë 21-ditëshe trupi i pajetë i së cilës është nxjerrë me shumë vështirësi nga forcat e shpëtimit.

Sipas raportimit, ende rezultojnë tetë të zhdukur dhe kërkimet janë ende duke vazhduar.

Ndërsa qeveria italiane ka ndarë 2 milionë euro për të ndihmuar rimëkëmbjen e zonës.

Një lumë balte dhe mbeturinash goditi Casamicciola, një qytet në ishullin Ischia, rreth orës 5 të mëngjesit të 26 nëntorit. Dëmet janë të mëdha. Rrëshqitja e dheut tërhoqi zvarrë gurë dhe mbeturina që shkaktuan shembjen e të paktën 10 ndërtesave.