Foto: MMPHI

Rrëshqitja e dheut, mbyllet segmenti i autostradës nga Suhareka deri në Prizren

Qarkullimi rrugor në segmentin nga Suhareka deri në Prizren është mbyllur përkohësisht si pasojë e një rrëshqitje të madhe të dheut që ka ndodhur në kilometrin e 26- të të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Ndërsa, rruga nga Prizreni në drejtim të Prishtinës është e lirë për qarkullim.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ky segment është mbyllur për shkaqe sigurie dhe rrezikshmërisë së lartë.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë rrugën nacionale për këtë drejtim.

“Bashkë me ekipet e mirëmbajtjes jemi në teren dhe jemi duke punuar vazhdimisht deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, duke marrë kështu të gjitha masat e duhura në mënyrë që nesër ky segment të jetë i lirë për qarkullim. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që nga Suhareka deri në Prizren ta shfrytëzojnë rrugën nacionale N25”- ka shkruar ai në Facebook.

Si pasojë e kësaj rrëshqitjeje, njëri kah i lëvizjes pothuajse është bllokuar tërësisht për qarkullim.

Rrëshqitje masive e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, bllokohet pothuajse tërësisht njëri kah i rrugës