Foto-ilustrim

Rrëshqet një autobus në Ferizaj, lëndohet një person

Një autobus është aksidentuar në Ferizaj rreth orës 18:50 dhe si pasojë e kësaj një person është lënduar.

Policia po e cilëson këtë rast si vetaksident.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur pasi autobusi ka rrëshqitur.

“Një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetaksident (ka rrëshqitur) me këtë rast është lënduar një person”, ka thënë Veseli për KALLXO.com.

Tutje ai ka shtuar se i lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.

Kosova është përfshirë mbrëmë e sot nga një mot me borë dhe ngrica.

Për shkak të mospastrimit të rrugëve nga bora, në shumë rrugë është vështirësuar qarkullimi.

KALLXO.com raportoi për telashet e qytetarëve në nënkalimin e Ferizajt, ku për shkak të akullit veturat nuk mund të lëviznin.

VIDEO: Bora e akulli bllokojnë nënkalimin në Ferizaj

Qytetarët kanë raportuar në KALLXO.com për vështirësitë në qarkullim edhe në rrugë tjera të vendit.

https://kallxo.com/lajm/video-rruget-e-papastruara-automjetet-levizin-shume-ngadale/

www.kallxo.com