FOTO ndertimi pa leje

Rrënohet objekti i rindërtuar në Lagjen e Profesorëve në Prishtinë (FOTO)

Një objekt i ndërtuar pa leje në ‘lagjen e Profesorëve’ në Prishtinë është rrënuar sot  nga Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës  Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se në vitin 2016 në të njëjtin vend është rrënuar një objekt i ndërtuar pa leje.

“Ky objekt i ndërtuar pa leje është rrënuar në vitin 2016. Tash sërish, në të njëjtin vend është rindërtuar, edhe pse i është refuzuar kërkesa për leje nga Urbanizmi. Përsëri sot, Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës ka ekzekutuar vendimin  për rrënim”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij në facebook.

Ahmeti ka shtuar se tentimet e tilla do të kenë të njëjtin përfundim.

“Në Prishtinë nuk ndërtohet pa leje. Lusim qytetarët që çdo ndërtim në të cilin ata dyshojnë se është pa leje ta lajmërojnë në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar Ahmeti.