Rrënohen dy garazhda pa leje në Prishtinë

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka rrënuar dy garazhda në rrugën ‘Musa Tolaj’ në kryeqytet, pasi që nuk kanë respektuar lejet e ndërtimit.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri ka njoftuar se me kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet që nga vendimet e ndërprerjes e deri tek vendimet e rrënimit; vendime këto që sipas tij, nuk janë respektuar nga palët.

“Kësisoj, sot kemi filluar me rrënimin e pjesëve të ndërtuara pa leje, në të dyja rastet në të njëjtën kohë”, ka thënë Tahiri.

Ai ju ka bërë thirrje të gjithë investitorëve që të respektojnë në tërësi lejet ndërtimore, sepse në të kundërtën, paralajmëron qe rrënimi është i pashmangshëm.

Adonis Tahiri : foto: Facebook