www.economist.com

Rrëmuja që Merkel po e lë prapa vetës

Pasardhësi i kancelares shumë të admiruar të Gjermanisë do të përballet me probleme të mëdha të pazgjidhura…

Vetëm Otto von Bismarck dhe Helmut Kohl shërbyen më shumë si kancelarë të Gjermanisë sesa Angela Merkel. Bismarck krijoi një perandori dhe shpiku përgjatë qeverisjes së tij sistemet e para publike të pensioneve dhe kujdesit shëndetësor në Evropë. Kohl mbikëqyri ribashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore dhe ra dakord të zëvendësonte Deutschmark-un e dashur me euron.

Arritjet e Znj. Merkel janë më modeste. Në 16 vitet e saj si kancelare, ajo ka kaluar përmes një sërë krizash, nga ato ekonomike deri tek kriza e fundit me pandeminë. Aftësitë e saj për të farkëtuar konsensuse i kanë shërbyer mirë vendit të saj dhe Evropës. Por qeveria e saj ka neglizhuar shumëçka, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Gjermania ia ka dalë mirë, tani për tani; vendi është i begatë dhe i qëndrueshëm. Megjithatë, telashet po fillojnë. Dhe ndërkohë që znj. Merkel po bëhet gati të largohet nga posti i kancelares kur të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve këtë fundjavë, admirimi për udhëheqjen e saj të qëndrueshme duhet të përzihet me zhgënjimin ndaj vetëkënaqësisë që ajo ka krijuar.

Lista e çështjeve të neglizhuara është e gjatë (shih raportin special). Gjermania duket si një makinë luksoze që nget në vazhdimsi megjithatë, edhe shenjat e neglizhencës janë të dukshme. Sektori publik ka dështuar të investojë në mënyrë adekuate ose me mençuri, duke mbetur prapa në ndërtimin e infrastrukturës, veçanërisht në sektorin dixhital. Kjo shihet si pengesë jo vetëm për kompanitë e reja teknologjike, por edhe për çdo kompani tjetër. Gjithashtu e bën qeverinë më pak efektive, një problem i përkeqësuar nga dështimi për të punësuar staf të mjaftueshëm. Koprracia është e lidhur fort në shtet. Në vitin 2009, nën udhëheqjen e Znj. Merkel, Gjermania e bllokoi veten e saj përmes një ndryshimi kushtetues që e bën të paligjshëm të mbash një deficit më shumë se një minutë. Me normat e interesit aq të ulëta, qeveritë e ndjeshme duhet të kishin marrë hua për investime.

Problemi më i rëndë vendas i Gjermanisë është dështimi për ta reformuar sistemin e saj të pensioneve. Popullata gjermane po pëson një plakje të shpejtë, dhe lindshmëria e fëmijëve do të vë një barrë edhe më të rëndë mbi buxhetin më vonë këtë dekadë kur të dalin në pension. Sa i përket ndryshimeve klimatike, Gjermania gjithashtu ka qenë e ngadaltë, dhe ende liron më shumë karbon për kokë banori se çdo vend tjetër i madh i BE-së.

Në Evropë, ku ndikimi gjerman ka më shumë rëndësi, hezitimi i Znj. Merkel për ta përdorur ndikimin e saj ka qenë veçanërisht zhgënjyes. BE nuk është përballur mjaftueshëm me dobësinë e anëtarëve të saj borxhli të jugut. Vetëm gjatë pandemisë ai krijoi një instrument financiar që e lejon BE-në të japë borxh të garantuar bashkërisht dhe të shpërndajë disa nga paratë e gatshme si grante, në vend të akoma më shumë huave. Mirëpo, krejt kjo u dizajnua si diçka e vetme. Edhe më keq, rregullat e “stabilitetit” që do t’i detyrojnë shtetet të shtrëngohen për të zvogëluar rezervat e tyre të borxhit janë gati të ringjallen, nëse nuk ndryshohen në ndërkohë. Gjermania, gjithnjë zëri më i fuqishëm në tryezën e BE -së, duhet të kishte argumentuar më shumë për një qasje më të arsyeshme.

Në politikën e jashtme të BE -së, Gjermania mund dhe duhet të kishte bërë më shumë për të detyruar një përshtatje më të shpejtë në një botë të re më pak komode. Kina është një rival gjithnjë e më sfidues ekonomik dhe strategjik, Rusia një kërcënim i paparashikueshëm dhe Amerika një aleat i shpërqendruar dhe i pasigurt. Megjithatë Gjermania po heziton. Pavarësisht rritjeve të fundit, Gjermania shpenzon shumë në fushën e mbrojtjes. Ky lajkatim shkon deri në Pekin me shpresën e kushteve më të mira tregtare. Po ashtu i jep Vladimir Putinit, presidentit të Rusisë, një levë frenimi mbi furnizimet evropiane të energjisë duke mbështetur tubacionin e ri të gazit Nord Stream 2, i cili, siç pritet të ndodh, shkon përmes Zonë elektorale të vetë Merkelit.  

Cili kandidat gjerman, megjithatë, mund të bënte më mirë se Znj. Merkel?

Sondazhet sugjerojnë që Gjermania është vendosur për një parlament të ri paksa të rrëmujshëm, pa asnjë parti të vetme, apo edhe dy, që mund të jenë në gjendje për të formuar një qeveri. Në vend të kësaj, një lloj koalicioni ideologjikisht jo koherent trepalësh shihet si opsion i mundshëm – një i tillë që, duke i kombinuar të Gjelbrit dhe liberalët, mund të provojnë për të rënë dakord për çdo gjë ambicioze.

Kjo është një tjetër simptomë e vetëkënaqësisë merkeliane. Gjermanët e rehatshëm dhe të kujdesshëm duken të painteresuar në debatet serioze për të ardhmen. Menaxhimi i krizës është bërë zëvendësues i iniciativës. Kandidatët nuk kanë asnjë stimulim për të nxjerrë në pah problemet e ardhshme të vendit të tyre. Rezultati ka qenë një nga fushatat më pak thelbësore për dekada të tëra: të gjithë për një garë të ngushtë dhe jo për çështjet që presin zgjidhje.

Nga rezultatet e mundshme, dy sosh duken më të mundshme. Njëra është një koalicion i kryesuar nga partia e znj. Merkel, Demokristianët dhe simotra e saj bavareze (CDU/CSU), e udhëhequr nga Armin Laschet. Tjetri është një koalicion i udhëhequr nga Olaf Scholz, i Social Demokratëve (SPD), i cili është ministër i financave i Gjermanisë. Në secilin rast, koalicionit do t’i bashkoheshin të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit. Të dy rezultatet do të kenë mangësi serioze, por mes të dyjave, The Economist preferon ngushtë të dytin: një koalicion i “semaforit”*, i kryesuar nga z. Scholz. 

Kjo ndodh sepse koalicioni CDU/CSU, sinqerisht, i ka dhënë fund kësaj. Gjashtëmbëdhjetë vjet në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm. Tashmë kanë mbaruar idetë dhe dëshirat, pasi vendimi i CDU për të zgjedhur për kancelar z. Laschet i cili ka prirje për të bërë gafa e bën krejt këtë edhe më të qartë. Z. Laschet ka udhëhequr një fushatë të zymtë dhe parashikohet të çojë ekipin e tij në rezultatin e tij më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore. Sondazhet thonë se Scholz është më i preferueshëm nga dy fish më shumë votues.

Joshja nga të majtët

A kanë të drejtë, sidoqoftë?

Ka arsye për të shpresuar kështu, por edhe shumë për t’u frikësuar. Zoti. Scholz ka qenë ministër efektiv i financave. Populli gjerman i beson atij. Ai është më mirë i vendosur sesa do të ishte një kancelar i CDU për të punuar me të Gjelbrit për ndryshimin klimatik. Problemi është se edhe pse ai i përket krahut miqësor të biznesit të partisë së tij, SPD është e mbushur me majtistë. Ata mund të përpiqen ta joshin atë më tej në drejtimin e tyre.

Bota duhet të presë që bisedimet për formimin e një koalicioni të zgjasin me muaj, duke i dhënë një goditje të fortë politikës evropiane për aq kohë sa negociatat për formimin e një koalicioni vazhdojnë. Dhe në fund të gjithçkaje, Gjermania mund të përfundojë me një qeveri që nuk arrin të bëjë shumë. Kjo mund të jetë rrëmuja të cilën znj. Merkel mund ta lë pas.

*Koalicioni i semaforit’ është term i origjinës në politikën gjermane ku përshkruan një qeveri koalicioni të Partisë Social Demokratike të Gjermanisë, Partisë Demokratike të Lirë dhe të Gjelbërve.)

 

Linku: https://www.economist.com/leaders/2021/09/25/the-mess-merkel-leaves-behind