Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Rrëmbehet me forcë një vajzë në Viti

Një qytetar ka raportuar dje në Polici se vajza e tij është rrëmbyer me forcë nga dy të dyshuar, një i gjinisë mashkullore dhe një i gjinisë femërore.

Sipas ankuesit, vajza ishte futur me forcë në një veturë nga të dyshuarit dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është raportuar dje rreth orës 9:00.

Babai i vajzës, që po konsiderohet e zhdukur, ka treguar se e bija e tij edhe më parë është shoqëruar me të njëjtit persona.

Rasti është duke u hetuar.