
Foto: KALLXO.com
Rrëmbehet dhe qëllohet me armë një person në Fushë-Kosovë
23.8.2020 - 12:24
Një burrë është rrëmbyer dhe plagosur me armë nga dy persona të dyshuar, në Bresje të Fushë-Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:00.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërsa, lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar./21Media