Ilustrim

Rrëmbehen dy persona

Një incident i rëndë ka ndodhur të premten pasdite në Novobërdë.

Policia njofton se një i dyshuar në bashkëveprim me persona të tjerë kanë futur me forcë në veturë dy persona.

Sipas njoftimit, të rrëmbyerit më pas janë liruar.

Policia thotë se dyshohet se deri të incidenti ka ardhur si pasojë e një borxhi.

I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti, i cili po cilësohet si  privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim, është duke u hetuar.