Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rregullohet pajisja e prishur, MPB njofton se ka rifilluar lëshimi i dokumenteve personale

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se sot ka rifilluar lëshimi i dokumenteve personale për qytetarët pasi pajisja për personalizimin e dokumenteve në Agjencinë e Regjistrimit Civil për tre ditë ka qenë e prishur.

“Pas angazhimit tre ditor të personelit teknik të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, sot është riparuar pajisja dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas MPB-së, zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit Civil janë duke punuar deri në orët e vona për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.