K.R.U Mitrovica, sanimi i defektit të gypit në Vushtrri

Rregullohet gypi që kishte lënë Vushtrrinë gati një javë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Mitrovica”, ka njoftuar se është sanuar gypi i cili tash e sa ditë kishte lënë një pjesë të qytetit të Vushtrrisë pa ujë.

“Puna në sanimin e gypit kryesor transportues ka vazhduar gjatë gjithë natës. Pra, është punuar 24 orë pa ndërprerje. Përkundër kushteve të vështira të punës gjatë natës, është arritur saldimi i pjesës më të madhe të gypit dhe tani ka mbetur vetëm saldimi i rrethit të fundit të gypit i cili pritet të përfundoj gjatë orëve të paradites. Prandaj pritet që furnizimi me ujë të pijes për tërë Vushtrrinë të rifilloj kah mesdita”, thuhet në njoftim

Që nga 23 tetori një pjesë e Komunës së Vushtrrisë kishte mbetur pa furnizim me ujë si shkak i defektit të një gypi kryesor.

Kompanisë së Ujësjellësit për rregullimin e këtij problemi i kishe dalur në ndihmë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

 

Një pjesë e Vushtrrisë tash e dy ditë pa ujë, Ujësjellësi shpreson që nesër zgjidhet problemi