Rregullohet gypi i dëmtuar i ujësjellësit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në prezencë të inspektorëve është intervenuar në rregullimin e gypit të ujësjellësit e trotuarit duke mundësuar lagjen që të furnizohet me ujë të pijshëm.

“ Dëmtim i gypit të ujësjellësit e i trotuarit! Pavarësisht situatës, kjo është e pa tolerueshme!Në prezencë të Inspektorëve është intervenuar në rregullimin e gypit, dhe tashmë lagja po furnizohet me ujë të pijshëm. Pala obligohet që ta kthejë terrenin në gjendjen e mëparshme”, thuhet në një njoftimin në faqen zyrtare në Facebook.