Salla "1 Tetori", Foto: Gentiana Ahmeti KALLXO.com

Rregullimi i ngrohjes në sallën “1 Tetori” pjesë e buxhetit të vitit 2022

Në projektligjin për ndarjen e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022, është planifikuar të bëhet edhe rregullimi i ngrohjes në sallën “1 Tetori”.

Sipas projektligjit, në vitin 2022 janë planifikuar 50 mijë euro për renovim.

Përderisa në vitin 2021 nuk është shpenzuar asnjë metelik për këtë projekt, në vitin 2023 dhe 2024 është parashikuar të shpenzohen 400 mijë euro, apo nga 200 euro për secilin vit.

Investimet në këtë projekt do të bëhen në kuadër të Qendrës së Studentëve, ku do të përfshihen edhe “Ngritja e infrastrukturës se re dhe renovimi i objekteve ekzistuese në qendrën e studenteve”, “Pajisje për rifunksionalizimin e mensës se studenteve”, për të cilat është ndarë një buxhet prej 270 mijë eurove.