Rregullat për kafiteritë dhe restorantet: Menytë njëpërdorimëshe e distancë 1.5 m

Shoqata e Gastronomeve të Prishtinës ka njoftuar se nga 1 qershori do të fillojnë punën kafiteritë dhe restorantet në kryeqytet, në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Shoqata u ka bërë thirrje të gjithë gastronomëve që ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të të gjithë shoqërisë, duke respektuar masat të cilat janë përcaktuar për ta dhe klientët.

“Këto janë rregullat që duhet ndjekur:

-Duhet të kuptojmë që distanca është e nevojshme që ta ruajmë shëndetin, çdo tavolinë duhet të ketë distancë 1,5m nga tjetra

– Stafi duhet të jetë i pajisur me maska, nuk ka nevojë për doreza

-Dezinfektuesit duhet të jenë të vendosur në lokale, ku klientët kanë qasje që t’i përdorin

– Për një kohë të shkurtër duhet të mos i lejojmë klientët të kenë qasje në banak për porosi

-Menytë duhet të bëhen njëpërdorimëshe ose ato që janë të plastifikuara të dezinfektohen pas çdo përdorimi

-Ne do të punojmë në ambient të mbyllur dhe të hapur , virusi Covid-19 është vërtetuar që në ambientet e hapura është më i dobët, kështu që lusim bizneset që t’i mbajnë xhamat e hapur, që të jenë lokalet e ajrosura)

-Të vendosim pankarta vetdijësuese në lokale që t’ua kujtojmë klientëve që të mbajnë distancën, higjienën personale dhe ruajmë shëndetin sa më shumë.

-Servisi ( pirunjët , thikat e lugët ) t’i dërgojmë me porosi, jo me qenë të ekspozuara në tavolina.

-Menaxherët dhe pronarët e lokaleve të mbajnë përgjegjësi për çdo parregullësi dhe grumbullim në lokale, mos të hezitojnë të kontaktojnë organet e rendit”, njofton tutje shoqata./21Media