Foto: Portali D

Rrëfimi se si u mbyt 9 vjeçari në kanalin e Ibër-Lepencit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vaganicë të Mitrovicës, një ditë më parë. Atje ka humbur jetën një 9 vjeçar, që dyshohet të ketë rënë në Kanalin e Ibër – Lepencit. Familja të prekur thellë nga ngjarja rrëfejnë se si e morën lajmin që anëtari i familjes së tyre, kishte humbur jetën.

Kjo është situata tek familja Deliu, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, që një ditë më parë kishin përjetuar një ngjarje të rëndë.

Në orët e mbrëmjes kjo familje mori lajmin se anëtari i tyre nëntë vjeçare, kishte humbur jetën në kanalin e Ibër – Lepenicit.

Ngjarjen e kishte përjetuar rëndë Nyrsret Deliu, që me dhimbje e më lot në sy, rrëfen si kuptoi që nipi i tij Muhamed Deliu, kishte humbur jetën.

Ndonëse është shimë i mërzitur, Deliu thotë se më të rënd përjetimin e kësaj situate po ua bënë fakti 9 vjeçari vdiq duke u larë në kanalin e Ibër Lepecit.

“Ka qenë më fëmija tu lu dhe ata thonë që u ra në ujë. Nuk është koha për mu la dhe na dyshojmë që tjetër është se s’ka mund dje më hy mu la pasi u kanë tu ra shi. Neve na ka ardhë lajmi si ka vdekur nga Polica e Kosovës”, ka thënë Nysret Deliu-Axha.

Kanali ku u gjet trupi i 9 vjeçarit gjendet disa kilometra larg shtëpisë së familjes Deliu.

Muhamed Deliu është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes.

E vdekjet në kanalin e Ibër – Lepencit, duket se nuk janë gjë e pazakontë.

Dibran Dibrani, banor i fshatit thotë se shkaku i rrezikut nga mos mbulesa e këtij kanali, detyrohen që çdo lëvizje ta bëjnë më automjete.

“Nja 30 vet jonë mbyte këtu. O rrezik o këtu krejt. Jena ankua po si të varret. Dy vet vjet jonë mbyte”, ka thënë Dibran Dibrani.

Lidhur më këto ankesa dhe ngjarjen tragjike të ditës së diele, RTV Dukagjini ka kërkuar sqarime edhe nga kompania Ibër – Lepenci.

Por, të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë është kompani publike, shumë funksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit./Portalid