Rrëfimi për sigurimin në QKUK - LIVE

Në emisionin e radhës në KALLXO.com përballë Jeta Xharrës është i ftuar Esat Tahiri, drejtor i kompanisë ‘Security Code’, kompani e cila ka kontratë me ShSKUK-në për sigurimin e klinikave.

Në këtë intervistë Tahiri rrëfen se si ka reaguar pas shfaqjes së hulumtimit të gazetares Jeta Xharra në klinikat e ShSKUK-së në Prishtinë, në të cilin shihet gjendja e këtyre klinikave, si dhe se sa lehtë njerëzit futeshin në klinikat ku janë të shtruar pacientët me COVID-19.

Po ashtu, Tahiri ka bërë të ditur për masat që janë ndërmarrë pas publikimit të këtij hulumtimi si dhe se sa paguhen punëtorët e tij.

Esat Tahiri gjithashtu në këtë intervistë ka rrëfyer ballafaqimin që çdo ditë e kanë rojet e klinikave me ‘mentalitetin’ e njerëzve që duan të futen në repartet ku mbahen të sëmurët, si dhe të infektuarit me COVID-19.

Gjatë javës së kaluar në KALLXO.com u shfaq hulumtimi i Jeta Xharrës për gjendjen e klinikave në ShSKUK. Hulumtimi tregonte se sa lehtë dhe pa u penguar nga askush, njerëzit  mund të futen në klinikat ku po mbahen të infektuarit me COVID-19.

Javë më parë në intervistë përballë Jeta Xharrës, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kishte mohuar se ndodh një gjë e tillë në klinikat e ShSKUK-së.