Rrëfimi për krenarinë - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet emisioni kushtuar “Javës së krenarisë”.

Në emsion po transmetohen rrëfime ekskluzive të familjarëve, viktimave dhe aktivistëve që mbrojnë të drejtat e komuniteteve LGBTIQ+.

Qytetarja Shemsije Musa-Çerkini tregon se si e ka kuptuar që djali i saj është gay.

Aktivistja Çerkica Rexhepi thotë se ka qenë 13-vjeç kur familja e saj e kanë përzënë nga shtëpia.

Aktivisti Arbër Nuhiu thotë se sot në paradë ka pasur persona me maska për shkak të presionit shoqëror.

Çerkica Rexhepi rrëfen se si në moshën 23-vjeçare ka shkuar nuse në Pejë.

Kreshnik Gashi nga KALLXO.com thotë se brenda sistemit ka një tolerim të dhunës dhe abuzimit të pjesëtarëve të komunitetit LGBQTI+.