Punimet në lumin Lepenc (prill 2022)

Rrëfimi për hidrocentralin mbi Lepenc - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi për degradimin e lumenjve.

Pse po e kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit banorët e fshatit Soponicë të Kaçanikut?

Çfarë thotë investitori për ankesat e banorëve?

Pse janë rritur megavatët e hidrocentralit?

Pse po hetohen nga prokuroria planet për ndërtimin e hidrocentralit?

Në pjesën e dytë të emisionit transmetohet intervista me drejtorin menaxhues të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, ambasadorin Stift, i cili jep detaje lidhur me fushat ku po ndihmojnë më shumë si agjenci në Kosovë.

Gjithashtu transmetohet edhe reportazhi i suksesit që ka arritur Havushe Bunjaku me agrobiznesin e saj ’99 Lule’.

Ky biznes që ka për fokus prodhimin e çajrave bimorë dhe kremrave të ndryshme mjekësore është i certifikuar edhe nga Bashkimi Evropian.