
Rrëfimi i viktimës së fajdesë dhe arratisja e Driton Podrimqakut - LIVE
Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohen pamje ekskluzive të arratisjes së të dyshuarit për fajde, i cili po konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, Driton Podrimqakut.
Identifikimi i të dyshuarit për fajde erdhi pas raportimit të KALLXO.com.
Dy javë më parë një qytetar nga Peja kishte raportuar në KALLXO.com se ishte viktimë e fajdesë.
Driton Podrimqaku fillimisht dyshohej se i kishte dhënë fajde qytetarit një shumë prej 10 mijë eurosh ndërsa kamatë i kishte caktuar fillimisht nga 1 mijë euro e pastaj nga 2 mijë.
Pamje ekskluzive të bastisjes së shtëpisë së Podrimqakut dhe kërkimit të tij nëpër rrugët e Pejës pas arratisë.
Si u lëndua zyrtari policor deri sa po tentonte të pengonte arratisjen e Podrimqakut.
Prokurori i rastit tregon në detaje për veprimet e ndërmarra pas raportimit të KALLXO.com.