Rrëfimi i vëllait të viktimës për vrasjen në Pejë

Në hulumtimin e KALLXO.com për vrasjen e 31 dhjetorit të vitit 2014 në Pejë ka folur edhe vëllai i viktimës.

Ferid Karagjyzi ka treguar se mëngjesin e hershëm atë e ka kontaktuar një familjar dhe i ka treguar se Isa është në Spital i plagosur me armë zjarri.

“Kur unë e kam marrë lajmin ka qenë ora 06:40,  me ka cingërru telefoni, më ka thirr vëllai i tretë, i cili më ka lajmëruar dhe më ka thanë hajde se e kanë plagosur Isën”, tha Karagjyzi, i cili gjithashtu ka rrëfyer momentin kur e ka parë vëllanë e vdekur në Spitalin e Pejës.

“Momenti i cili më ka tronditur aq shumë kur kemi shkuar në spital kam hy në dhomën e emergjencës dhe e kam pa vëllanë e shtrirë që veç e kishin konstatuar vdekjen”, theksoi Karagjyzi.