Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrëfimi i Sejdiut për drekën e Vjenës dhe debatin në latinisht mes tij dhe Drashkoviqit

Ish- Presidenti, Fatmir Sejdiu në intervistën e tij në KALLXO.com ka rrëfyer për një nga drekat që kishte pasur në Vjenë gjatë kohës sa po mbaheshin bisedimet për statusin e Kosovës.

Sejdiu thotë se në njërën nga këto dreka,  të pranishëm kishin qenë ai, Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, Ministri i Jashtëm serb, Vuk Drashkoviq, Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Uisner, Ahtisari e të tjerë.

Ai rrëfen se si gjatë kohë së drekës, të gjithë në tavolinë, shkruanin diçka në fasuletë, ku pastaj të tjerët do ta lexonin dhe ta konfirmonin pajtimin me atë atë që shkruar, duke dhënë nënshkrim mbi atë fasuletë.

Sejdiu thotë se atë ditë kishte zgjedhur të shkruante një fjali të vjetër filozofike, në gjuhën latine.

“Unë bëra një fjali interesante, që është e hershme, e pata shkruar në latinisht, por në shqip i bie, “Të rrosh me nder, askujt të mos i bësh dëm, secili të marrë atë që i takon”. Të gjithë e nënshkruan me kënaqësi edhe Drashkoviqi e nënshkruan. Më vonë, Drashkoviqi e shkruan një të ngjashme, por me pak sherr. E lexoj “Nuk mund të bartësh të drejta te tjetri, ma shumë se ato që i ke vet”, ai donte të thoshte se Serbia nuk mund të jepte asgjë dhe mos kërkoni asgjë. Unë nuk e nënshkrova dhe askush tjetër nuk e nënshkroi dhe këtu u mbyll dreka”, rrëfen Sejdiu.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: