Ilustrim

Rrëfimi i qytetarit se si u grabit nga persona me maska dhe të armatosur

Një qytetar në Prishtinë ka raportuar dje një grabitje në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Sipas raportimit të viktimës në polici, derisa kishte qenë duke drejtuar veturën e tij, tre persona të panjohur dhe të armatosur ia kishin zënë pritën me veturën e tyre.

Sipas viktimës nën kërcënimin e armës dhe goditjes që i`a kishin bërë me dorezën e armës, i kanë grabitur një çantë në të cilën kishte pasur para dhe një telefon.

Me pas të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.

Sipas njoftimit, viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.