Incidenti në qendrën tregtare në Prizren

Rrëfimi i qytetarit nga komuniteti rom që u godit nga pjesëtari i sigurimit në Prizren

Në emisionin “Kallxo Përnime”, qytetari nga komuniteti rom, ka rrëfyer rreth incidentit të para disa ditëve në një qendër tregtare në Prizren.

Qytetari në videot e publikuara në emision shihet se është goditur nga një pjesëtar i sigurimit i qendrës tregtare.

“Për një maskë për 20 centë kaq kiamet me bo, paramendoje në shtetin tënd, në qytetin tënd, sigurimin tënd, sigurimi me të sjellë, kjo veç këtu po bëhet se tjetërkah jo… Nuk jam në gjendje, fëmijët stres, shoqja stres, nuk po dimë hiç, marrja, marri e madhe, marri e madhe, s’po di edhe qysh me t`u sjellë”, ka thënë B.A. përmes telefonit, i përfshirë në këtë rast.

Sonte në “Kallxo Përnime” po diskutohet për stigmatizimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.