Rrëfimi i papërfunduar - LIVE

Sonte, më 2 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare të Mosndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve, në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet dokumentari “Rrëfimi i papërfunduar…”, që u kushtohet gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë.

Sa gazetarë u vranë dhe u zhdukën në Kosovë që nga viti 1998 deri më 2005?

Çfarë thonë familjarët dhe miqtë e gazetarëve të vrarë e të zhdukur në Kosovë?

Çfarë thonë organizatat që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e gazetarëve?

Si po trajtohen këto raste nga institucionet përgjegjëse?