Rrëfimi i mësueses - 'Klasa ime është vendi më i lumtur, më i sigurt në botë' - VIDEO

Të gjithë nxënësit në Kosovë që nga 23 marsi 2020 kanë zhvilluar mësimet nga shtëpia.

E – Mësimi u mbajtë në tre gjuhë, në gjuhën shqipe, turke e boshnjake.

Në mesin e shumë mësimdhënësve të cilët ‘servuan’ mësimet në shtëpit e secilit nxënës pa dallim kombi, race apo gjinie, është edhe Anita Alija.

Ajo ligjëroi për nxënësit në gjuhën boshnjake, ku njëherësh është e punësuar në shkollën fillore “Abdyl Frashëri”.

Alija derisa tregon për vështërsitë në fillim thotë se ka pasur netë që nuk ka mundur të bëjë gjumë.

“Besoni. Ka pasë raste kur nuk kam fjetur fare tërë natën, apo edhe dy netë nuk kam fjetur. Shumicën e netëve i kam kaluar duke fjetur me nga 2 apo 3 orë për shkak të stresit, panikut, pamjaftueshmërisë së kohës”, rrëfen mësimdhënësja.

“Nuk jemi mësuar të mbajmë mësim në klasa boshe. Ne jemi mësuar të mbajmë mësim para nxënësve”, vazhdon tutje rrëfimin.

Kjo për të ka qenë sfiduese.

“Shprehija jonë është që gjatë ligjeratës të flasim më nxënësit t’u drejtohemi nxënësve, por ata nuk janë këtu dhe syt shkojnë tek kamera dhe fillon trema”, tregon tutje.

Alija, tutje tregon se xhirimet janë me kamerë dhe fillon trema ku madje harron të marrësh frymë nga frika, thotë ajo.

“Ke frikë se do të bësh gabime dhe çdo gabim do të dal në RTK apo në youtube dhe kështu i nënshtrohemi kritikave të mundshme por, duke qenë punonjëse e arsimit t`i nuk guxon të bësh gabime”, vazhdon tregimin.

Ajo thotë se pasi që të kryhen xhirimet mundohet të shkoj sa më shpejt në shtëpi për mësimin online të orës 15:15 në RTK.

Përsëritje e mësimeve nga distanca:

Punonjësja e arsimit për nxënësit boshnjak vazhdon rrëfimin e saj, duke treguar për përsëritjen e mësimeve nga nxënësit përmes kamerës.

“Ka pasë situatë ku nxënësi ka thirrë përmesë kamerës dhe ka përsëritur njësinë e fundit mësimore, dhe është dëgjuar prindi duke e pyetur ‘Ule atë telefon, çka po bën ashtu?’, ndërsa fëmija ia ktheu telefonin kah ai dhe përgjigjet ‘Po i përsërisë njësinë e fundit mësueses’ “, tregon ajo.

Kur një ditë mësuesja Alija mungoi në ligjeratë nxënësit u shqetësuan dhe pyetën se ku është ajo.

“Kur një koleg më zëvendësoi një ditë, nxënësit u shqetësuan dhe më pyetën shumë mua dhe prindërit e tyre përse nuk jam unë më”, rrëfën Alija.

Ajo thotë se u detyrua të gënjejë se ishte e lodhur dhe se kishte nevojë të pushojë.

Mirëpo e vërteta ishte se u dasht të qëndrojë në vetizolim për 21 ditë.

Ajo u kujdesë që mos të i shqetësoj fëmijët, siç thotë ajo ata tashmë ishin të shqetësuar me situatën e pandemisë.

Fika më e madhe për të ishte se mos po infketohet familja e saj.

Kur ajo pa veten në televizon:

“Më pëlqente se si dukesha në televizon”.

Ajo thotë se nuk e njihte zërin e saj.

“Më dukej interesante që nuk e njihja zërin tim, ndoshta për shkak të tremës”, vazdhon ajo rrëfimin.

Ajo thotë se familja e saj mezi prisnin të shihnin në televizon, por ajo vetë nuk e dëshironte një gjë të tillë.

“Familja ime mezi prisnin të dilja në televizion, por unë jo”, rrëfen ajo.

Reagimi i familjarëve kur e shikuan për herë të parë në televizion ka qenë e jashtëzakonshme, thotë tutje.

Alija, thotë se i mungojnë nxënësit e saj, për të ata janë të pastër, janë pa sherr.

“Klasa ime është vendi më i lumtur, më i sigurt në botë. Kur hy në oborrin e shkollës, fëmijët më vërsulen për përqafime dhe për puthje”, shprehet ajo përderisa ecë në klasën e boshatisur nga nxënësit.