Rrëfimi i lobistit: ‘Gambia ka dashur ta heq njohjen’

Bedri Emini, lobist i Kosovës ka thënë se shteti i Gambisë nga Afrika ka dashur ta tërheq njohjen e shtetësisë ndaj Kosovës.Ai ka thënë se këtë veprim e ka parandaluar vetë.

Emini ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin “Jeta në Kosovë” për disa dështime të diplomacisë kosovare.

“Presidenti i Gambisë moti e kish heq njohjen nëse nuk i kisha thënë unë. Jam shkuar në zyre të tij.Më tha që katër vjet e gjysmë se kam pa kurrkënd të Kosovës, as një urim se kemi marrë për Vit të Ri, as për krishtlindje”, ka deklaruar ai në Jeta në Kosovë.

Njëjtë, sipas Eminit, është edhe me Nigerinë.

Bedri Emini nga fshati Komuna e Drenasit jeton në Angli. Ai ka një kompani dhe punon me ndërtime.

Por, që nga viti 2018 ai ka marr edhe një përgjegjësi të re. Ministria e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli e mandatoi si lobist për njohjet e Kosovës në disa vende të Afrikës.

Në një intervistë për Jeta në Kosovë ai ka shpjeguar procedurat dhe punën që bëhet për sigurimin e njohjeve për shtetësinë e Kosovës nga Ministria e Punëve të Jashtme.